Nuk do të mund t’i mbani lotët, i riu kërkon një cigare nën rrënoja dhe mbyll sytë përjetë

23:19 | 26 November 2019

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Shqipëri.

Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.

Kishte shumë shpresë që një i ri me mbiemrin Çuka të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit, por ai ka ndërruar jetë.

Një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, madje iu kishte kërkuar edhe një cigare, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Fotoja më poshtë është publikuar nga Associated Press.

Komento: