Nuk do t’iu besoni syve, ja sa milionë i ka shpenzuar për transferime Milan nga janari i këtij viti

11:24 | 05 Tetor 2019

Shpenzimet marramendëse të Milanit që nga janari i këtij viti.

Milani ka bërë disa investime me shuma të mëdha, teksa në dy merkatot e fundit kanë shpenzuar 154 milionë euro.

70 milionë euro për Paqueta dhe Piontek, të cilët u afruan te kuqezinjtë në merkaton e janarit. Transferimi i Kruniç, Benaser, Theo Hernandez, Leao dhe Duarte, i kushtoi arkave të kuqezinjve plot 84 milionë euro.

Megjithatë tre kërkesat që trajneri Marco Giampaolo kishte për merkaton e verës, nuk u plotësuan. Tekniku italian kërkontë në skuadër Correan e Atletikoc, Praetin e Sampdorias, i cili kaloi te Leicesteri dhe Sensin që tashmë po shkëlqen me Interin.

Pavarësisht se këto kërkesa nuk iu plotësuan trajnerit, pronarët e Milanit kërkojnë që të aktivizohen të gjithë lojtarët e transferuar, në mënyrë që në të ardhmen të përfitojnë prej tyre.

Komento: