Nuk dorëzohet Barcelona, kjo është oferta e fundit për Neymarin

10:51 | 16 Korrik 2019

Barcelona me një ofertë të re për Neymarin.

Bisedimet mes Barcelonës dhe PSG-së rreth transferimit të Neymar përsëri në Camp Nou.

Kjo do të thotë, kontakte mbahen mes të dyja palëve, por asnjëherë përmes kanaleve zyrtare.
Klubi katalanas raportohet se tashmë i ka bërë një ofertë skuadrës franceze, por që duket se është e pakët për sheikët.

Blaugranat kanë ofruar Philippe Coutinhon si dhe Oumsane Dembelen si dhe një shumë të parave që kap shifrat e 40 milionë eurove për të transferuar brazilianin.

Nasser Al-Khelaifi dëshiron t’i rikthej 222 milionë eurot e paguara me rastin e blerjes së sulmuesit dhe nuk dëshiron të dëgjojë një ofertë për më pak se 300 milionë sosh.

Ndryshe, braziliani ka një pagë të majme vjetore te kampioni i Francës, ku paguhet 36 milionë euro neto.

Komento: