Barcelona nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Barça dështoi ta transferojë portugezin në verën e këtij viti, por sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e klubit nga Katalonja do të tentojnë blerjen e Silvas në janar.
Raportohet se 28-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale dhe tani u mbetet klubeve që të merren vesh.
Barçës mund ti kushtojë Silva rreth 55 milionë euro, plus bonuset.
Mesfushori nga Portugalia ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.