Nuk dorëzohet Bayerni, ka këtë plan për Hudson Odoi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk dorëzohet Bayerni, ka këtë plan për Hudson Odoi

21:29 | 01 Shkurt 2019

Duket se skuadra e Bayernit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga synimet që ka.

Ata nukdorëzohen lehtë për shërbimet e Callum Hudson – Odoi.

Chelsea kishte refuzuar tri oferta zyrtare të Bayern gjatë këtij afati kalimtar, për ta liruar të riun Hudson Odoi.

Edhe vet lojtari kishte bërë kërkesën tek klubi londinez që ta transferojnë në Gjermani, por kjo kërkesë nuk u respektua.

“The Sun” shkruan se bavarezët nuk do të ndalen me kaq dhe do të kthehen përsëri gjatë verës për lojtarin.

Dje, Rummenigge kishte zbuluar se Bayern kishin vetëm një objektiv për merkaton e janarit, duke iu referuar të riut të Chelsea.

Me siguri se kampionët në fuqi të Bundesliga do të kthehen në verë për të përfunduar marrëveshjen me 18 vjeçarin.

Komento: