Nuk dorëzohet Manchester City, e do me ҫdo kusht këtë lojtar

20:13 | 01 Prill 2019

Skuadra e Manchester Cityt duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga synimet e tij.

Janë bërë gati 65 milionë funte për Saul Niguez.

Manchester City e ka larguar vëmendjen nga talenti i Ëest Ham, Declan Rice dhe tani po interesohet për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, sipas “teamtalk”.

City mendon se çmimi që ka vendosur klube anglez për Rice është shumë i lartë dhe klubi ka ndërruar objektivin, tani Pep Guardiola e do Saulin.

Mesfushori spanjoll ka qenë startues i rregullt nën urdhëratë e Diego Simeones dhe ka arritur të zë vend edhe në Kombëtaren e Spanjës.

24-vjeçari, që ka debutuar në ekipin e parë të Atleticos në vitin 2011 dhe deri më tani ka shënuar 33 gola në 240 paraqitje, ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Por, një ofertë prej 65 milionë funteve, ndoshta edhe pak më e lartë, duke e parë dëshirën e Guardiolës për ta zëvendësuar të moshuarin, Fernandinhon – mund t’i bindë drejtuesit e Atleticos për të hequr dorë nga mesfushori spanjoll.

Komento: