
AC Milan nuk e ka ndërmend të dorëzohet në transferimin e sulmuesit francez.
Klubi kuq e zi është duke përgatitur një ofertë për Chelsea rreth Olivier Giroud pasi ata e zgjatën kontratën e tij ditë me parë deri në vitin 2022.
Milan ishte afër transferimit të Giroud, por gjërat ndryshuar kur klubi anglez ja zgjati kontratën edhe për një vit francezit, përcjell ORAinfo.

Sipas raportimit të fundit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po përgatit një ofertë prej rreth 3 milionë euro për Giroud, i cili shënoi dy herë në ndeshjen finale të ngrohjes së Francës përpara Kampionatit Evropian mbrëmë.
Blutë konfirmuan që kontrata e Giroud ishte zgjatur me 12 muaj, por ai ende mund të largohej këtë verë me Milanin – i cili do ta bëjë lëvizjen e huazimit të Fikayo Tomorit të përhershëm – të interesuar për ta nënshkruar atë.
Largimi i Giroud mund të jetë ende opsion, pasi Chelsea po kërkon të financojë një treg të madh, me dyshen e Interit, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku, të dy me interes për klubin anglez. /ORAinfo/