Nuk dorëzohet Milan, po synon transferimin e yllit të Juventusit

12:58 | 01 Mars 2020

Gjatë afatit kalimtar të janarit, AC Milan bëri një përpjekje serioze për të transferuar Federico Bernardeschi.

Për tu arritur kjo, Milan u pajtuar të ofrojë Lucas Paqueta në këmbim të lojtarit italian, përcjell ORAinfo.

Mirëpo, diferenca në pagat dhe vlerësimet e ndërpreu marrëveshjen, pasi Juventus refuzojë shkëmbimin e lojtarëve.

Megjithatë Bernardeschi mbetet ende në radarin e Milanit.

Në verë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera me agjentin e lojtarit Beppe Bozzo, kuqezinjtë synojnë të bëjnë një përpjekje tjetër për mesfushorin italian. /ORAinfo/

Komento: