“Nuk dua të eci i vetëm”, Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit në dialog

13:00 | 24 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar bashkëpunim për procesin e dialogut me Serbinë.

Ndër të tjera Kurti tha se Bashkimi Evropian mban pozicionin e qeverive të kaluara, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk pajtohemi me të kaluarën por trashëgimia e qeverive të kaluara është shndërruar në pozicion zyrtar të vetë BE-së. Pra trashëgimia e marrëveshjeve është pozicion i BE-së, prandaj i keni edhe në deklaratën e Borrellit. Ndryshimi i tij merr kohë dhe duhet të bëhet në kuadër të një plani më të madh, pra të atij franko-gjerman.

Kurti ka thënë se për këtë proces është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Kuvendin edhe me opozitën, sepse siç tha Kurti ka nevojë për mbështetjen e tyre.

“Unë si kryeministër e Qeveria jonë padyshim që ka nevojë dhe nuk ka se si ia del dot pa Kuvendin, pa mbështetjen e të gjithëve. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, ju keni nevojë për përkushtimin tonë. Por, që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim. Dhe unë jam i gatshëm këtë ta bëj. Edhe në seancë plenare, edhe në dyer të mbyllura edhe në takime me liderët për shkak se nuk dua të eci vetëm. Është çështje përtej cilitdo prej neve, përtej mandatit qeverisës”, tha kryeministri Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

Komento: