
Xhuli Nura vazhdon të qëndrojë në një spital në Zvicër, ndërsa pret momentin e shumëpritur të lindjes së binjakëve të saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka treguar përmes një postimi në InstaStory se lindja ende nuk ka ndodhur, teksa ajo dhe ekipi mjekësor po përpiqen që procesi të zhvillohet në mënyrë natyrale.
Xhuli është në pritje të një vajze dhe një djali, ndonëse duket se binjakët nuk kanë shumë dëshirë të vijnë në jetë ende.
“Tani nuk duan të dalin, jemi duke u munduar në çdo mënyrë për lindje natyrale. Nuk duan të dalin”, ka shkruar ajo.
Kështu, Xhuli vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Zvicër, duke pritur që lindja të nisë në mënyrë natyrale.
