Me 14 dhjetor të këtij viti, Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke bërë kështu ushtrinë më të re në botë.
Fotografi, Arian Mavriqi ka qenë sot në kazermën ushtarake në Istog për të parë nga afër ushtrimet e bëra.
Në demonstrimet e sotme, në Istog ishte edhe piloti i parë kosovarë, Afrim Zabeli që pak ditë më parë diplomoi në Turqi.
Stërvitjet e sotme janë zhvilluar në ambient të hapur, gjersa shihej edhe përgatitja e lartë profesionale që kanë këta ushtarë.