“Nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt, as pas epidemisë”

10:56 | 11 April 2020

“Pas epidemisë, nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt”.

Doktor, Anthony Faucci, shefi i Institutit Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, që prej vitit 1984, parashikon se edhe pas përfundimit të pandemisë, mund të na duhet të mos i japim më kurrë dorën njeriu.

Këshilltari në grupin e ngritur nga presidenti Trump mbi koronavirusin tha se stili i përshëndetjes në Europë dhe Amerikën e Veriut mund të ndryshojë përgjithmonë.

“Kur kthimi në normalitet bëhet gradualisht, nuk mund të nxitohemi. Një nga gjërat që duhet të vazhdojmë të bëjmë është larja sa më e shpeshtë e duarve, me detyrim. Një tjetër është të mos i japësh më kurrë dorën askujt. Për të qenë i sinqertë, mendoj se nuk duhet t’i japim më kurrë dorën askujt”, u shpreh ai për “Wall Street Journal” .

Specialisti i viruseve shtoi se situata në SHBA mund të përmirësohet në fund të prillit. Sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti “John Hopkins”, në SHBA janë regjistruar mbi 430 mijë raste me koronavirusit, ndërsa numri i viktimave është mbi 14800.

Komento: