Shumica e fëmijëve iu ngjajnë prindërve, por duket kjo vlen për vajzën e Nora Istrefit.
Mami Nora Istrefi mendon se vogëlushja e saj Renee, i ngjan aktores së njohur të Hollivudit, Emma Stone.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar sot një foto të vajzës së saj e cila është rritur shumë dhe është bërë mjaft simpatike.
Por nëse po mendoni nëse Renee ngjan më shumë nga babi apo mami, Nora Istrefi e ka dhënë përgjigjen e saj.
“Ema Stone e imja, Renee bukur”, shkruan këngëtarja teksa publikon foton e vajzës së saj me bishtaleca dhe fjongo të kuqe në kokë.
Dhe tani që po e shohim me vëmendje, sytë dhe buzëqeshja e Renee-s ngjasojnë shumë me atë të aktores, Emma Stone.
Epo mami Nora bën mirë të mendojë për të ardhmen e vajzës, si një yll Hollivudi.