“Nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin”, eurodeputeti gjerman për deklaratën e Hill: Thjesht, çmenduri

09:17 | 09 Qershor 2023

Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka theksuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, referuar zhvillimeve të fundit në veri, tha se kanë probleme thelbësore me kryeministrin Kurti, për të cilin siç tha ai nuk e di nëse ende mund ta konsiderojnë partner.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, tha Hill ndër të tjera.

Komento: