Nuk e dinin se paska të dashur, zbulohet super-femra e Arditit – ai i thotë fjalët më të bukura e të ëmbla për të

18:48 | 11 Dhjetor 2025

Arditi, njëri prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, ka shpërthyer së fundmi në emocione përmes kamerave të shtëpisë, duke i dërguar një mesazh të ndjerë personit që ai e do më së shumti jashtë.

I ulur në qetësi dhe i kapluar nga mallëngjimi, ai ka folur me një sinqeritet të rrallë, duke e shprehur hapur mallin dhe dashurinë e tij të thellë.

Me një ton të butë, por plot emocion, Arditi ka thënë se ndjen një mungesë të madhe dhe se personi në fjalë është gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tij.

Ai u shpreh se nëse ajo është duke e parë në atë moment, duhet ta dijë se ai vazhdon ta dojë me gjithë forcën e shpirtit. “Ta ha lukthin… e din që e dua më së shumti në botë”, tha ai me një buzëqeshje të lehtë, duke u përpjekur të maskojë mallin që i lexohej qartë në sy.

Arditi shtoi se distanca dhe qëndrimi brenda shtëpisë së famshme e kanë bërë të kuptojë edhe më shumë rëndësinë e kësaj dashurie.

Ai pranoi se malli për të është bërë i papërshkrueshëm: “Më ka marrë malli shumë, tepër, jashtëzakonisht shumë, por vetëm shpirti im e din”.

Fjalët e tij lanë të kuptohej se lidhja që ka me këtë person është e thellë dhe e pathyeshme, ndërsa qëndrimi në Big Brother vetëm sa e ka intensifikuar nevojën për të qenë pranë saj.

Ky moment i sinqertë i Arditit ka prekur edhe publikun, duke u kthyer në një ndër deklaratat më të ndjera emocionale brenda edicionit, ndërkohë që mbetet për t’u parë se si kjo ndjenjë e fortë do të ndikojë në rrugëtimin e tij brenda lojës./ORAinfo/

Komento: