E famshme është bërë edhe e ëma e Leartës
Learta Jakupi e ka pranuar që është bërë e njohur falë asaj që është reja e këngëtares Shyhrete Behluli.
Learta tashmë njihet nga ndjekësit e apasionuar të shoubizit, e madje jo vetëm ajo, por edhe familja e saj.
E famshme është bërë edhe e ëma e Leartës. Drita Jakupi ka mbi njëzet e dy mijë ndjekës në faqen e saj në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Ajo, është e ndjekur dhe mjaftë e komentuar. Zonja Drita poston foto të ndryshme, ndërkohë që kryesojnë fotografitë përkrah të shoqit, Habib.
Ndryshe, Drita Jakupi është drejtoreshë e spitalit të parë privat në Kosovë, “Euromed”, të cilin e udhëheq bashkë me të shoqin e saj, Habibin.