Nuk e donte me zemër fanellën e Milanit, largohet i turpëruar

16:14 | 20 Janar 2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se ai pranon vendimin e Gonzalo Higuain për t’u larguar për Chelsea

Madje trajneri italian e ka lënë jashtë formacionin bazë Higuainin për t’u përballur me Genoa përcjell ORAinfo.

“Unë e pranoj vendimin e tij. Me siguri ai mund të kishte bërë më shumë dhe ndoshta do ta kishim ndihmuar ta përshtateshin më mirë.

“Dua të jem i sinqertë me të gjithë ju, të gjithë sot kemi pasur një sesion trajnimi të dobët për shkak të të gjitha këtyre thashethemeve.
” Ne folëm pas seancës stërvitore dhe nuk e konsiderova të gatshëm për këtë lojë “, ka thënë Gattuso./ORAinfo/

Komento: