NuK e ftoi Kombëtarja e Kosovës, por Liridon Krasniqi do të luajë për një tjetër kombëtare.
Liridon Krasniqi pritet të jetë futbollisti i parë shqiptar që do të përfaqësojë kombëtaren e Malajzisë.
Lajmi konfirmohet nga vetë Federata Malajziane e Futbollit, e cila njofton se procesi për pajisjen e 27-vjeçarit me dokumentacionin e nevojshëm është drejt fundit.
Sulmuesi aktivizohet prej 5 vitesh në këtë kampionat, dhe duke qenë se nuk është në planet e Kombëtares shqiptare apo dhe përfaqësueses së Kosovës, vendosi t’i bashkohej Malajzisë.
Kujtojmë që më herët Krasniqi ka veshur 1 herë fanellën e Kombëtares Shpresa në vitin 2011-të, si dhe 3 herë fanellën e Kosovës, gjatë sezonit 2014-2015, para se “dardanët” të pranoheshin në FIFA.