Edhe këshilltari i Pacollit thotë se Nismës e AKR-së ia ka vjedhur votat.
Tashmë janë të konfirmuara parregullsitë në numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë.
Më së shumti pretendime për vjedhje të votave ka pasur nga koalicioni Nisma-AKR-PD, shkruan lajmi.
Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili tashmë është edhe ministër i Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj ka publikuar fotografi sipas të cilave ai pretendon se koalicionit i janë tjetërsuar votat.
Sipas tij, zgjedhjet e 6 tetorit s’mund të quhen “proces i rregullt zgjedhor”.
Postimi i Zyberajt:
Përndryshe proces i rregullt zgjedhor nuk mundet me u konsideru vetem kur nuk ka perleshje me armë. Deformimi i votës të qoftë vetëm një qytetari është krim i madh.
Ky është rasti i radhës kur votat janë tjetërsuar.