Nuk e keni ditur? Këngëtarja e BBVK ka qenë e dashura e djalit të aktores së njohur

17:06 | 17 Dhjetor 2022

Sot pjesë e BBV, por a e dini se këngëtarja ka qenë e dashura e djalit të aktores së njohur.

Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare është banorja më e re e BB VIP KOSOVA. Ajo hyri pak ditë më parë së bashku me Andi Artanin.

Por jo vetëm si artiste. Gigliola është e njohur në shoëbizin shqiptar edhe për lidhjen e saj disa vjeçare me djalin e Yllka Mujos, Amos Zaharian.

Dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola thontë në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.

Komento: