“Nuk e kuptoja sa i fituar dola nga ndarja”/ Bes Kallaku flet sërish pas rrëfimit të tij

20:33 | 26 Shkurt 2026

Pas zhurmës së madhe mediatike që shkaktoi projekti i tij më i fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të bëjë një reagim të gjatë dhe shumë të ndjerë publik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, ai ka falënderuar mbështetësit dhe ka folur hapur për jetën e tij personale, duke konfirmuar atë që u aludua në vargjet e këngës.

Besi e ka nisur mesazhin duke theksuar se ky është projekti i tij më i bukur, pasi aty nuk është as aktori e as këngëtari që publiku njeh, por thjesht ai vetë.

“Pa maska. Pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime,” – shkruan ai, duke vlerësuar publikun që zgjodhi ta dëgjonte dhe mbështeste.

Për sa i përket së shkuarës dhe ndarjes së bujshme nga Xhensila Myrtezaj, Besi ka qenë mjaft i prerë. Ai u shpreh se e ka mbyllur prej kohësh atë kapitull.

Fjalët e tij ishin të forta dhe domethënëse: “…kapitull nga i cili mu desh kohë të kuptoja, sa i fituar dola.”.

Në këtë mesazh, aktori nuk ka lënë pa përmendur mbështetjen e tij më të madhe, motrën Ana Kallaku, duke e quajtur bekimin më të madh dhe “diellin në ditët e tij gri”.

Por ajo që vulosi gjithçka ishte mbyllja e postimit. Besi ka konfirmuar zyrtarisht dhe hapur se në jetën e tij ka një partnere të re.

Ai i ka dedikuar rreshtat e fundit “njeriut të zemrës”, duke e përshkruar si “trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve… dhe versionin më të mirë të vetes sime.”.

Me këtë deklaratë, Bes Kallaku i ka vënë kapakun së shkuarës, duke treguar se tashmë po shijon një kapitull të ri, të mbushur me dashuri dhe paqe.

Komento: