Burri nga Fushë Kosova ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, nuk e lejoi të shkoi te familja e saj.
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
Policia bën të ditur se ai e ka mbajtur me dhunë gruan dhe nuk e lejuar të shkonte te familja e saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare duke e mbajtur me dhunë dhe mos e lejuar të shkoi te familja e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.