Boca Juniors kanë diskutuar me Jose Mourinho për mundësinë për t’u bërë menaxher i klubit, raporton TNT Sports përcjell ORAinfo.
Mourinho kohët e fundit e thirri drejtorin e futbollit të Boca Nico Burdisso për ta përgëzuar atë për rolin e tij në klub dhe, si pjesë e asaj bisede, Burdisso i kërkoi portugezit për mendimet e tij për menaxhimin e klubit argjentinas.
Menaxheri sapo u largua nga Manchester United dhe në një intervistë të fundit, tha se dëshiron të jetojë një jetë normale deri në kthimin e tij eventual në rolin e trajnerit.
Boca Juniors është njëri ndër ekipet e preferuara të portugezit./ORAinfo/