Nuk e ngriti në gjysmështizë flamurin për terroristët e vrarë në Banjskë, Serbia e çon në Gjykatë kryetarin e Bujanocit

13:03 | 14 Maj 2024
nuk-e-ngriti-ne-gjysmeshtize-flamurin-per-terroristet-e-vrare-ne-banjske,-serbia-e-con-ne-gjykate-kryetarin-e-bujanocit

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot është paraqitur në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, raporton Front Online.

“Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.

 

 

Komento: