Nuk e pengon as lëndimi, Messi do të luaj kundër Meksikës

18:00 | 25 November 2022

Ylli argjentinas, Lionel Messi është i gatshëm që ta ndihmojë Argjentinën ta lë prapa disfatën e pësuar nga Arabia Saudite.

Argjentina në ndeshjen e radhës takohet të shtunën me Meksikën.

Argjentinasit vlerësohen si kandidat për ta fituar trofeun më të çmuar për futbollit, por edhe mund të eliminohet nga gara nëse pëson disfatë.

Për Messin kishte shqetësime se ka lëndim në nyjë të këmbës, por përzgjedhësi Lionel Scaloni, ka thënë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Komento: