Nuk e përballojë humbjen e djalit, vdes babai i ish-futbollistit Emiliano Sala

12:44 | 26 Prill 2019

Tre muaj pasi humbi djalin, ka vdekur edhe babai i Emiliano Sala.

Babai i ish sulmuesit të Nantes, Emiliano Sala, ka vdekur tragjikisht pas një sulmi në zemër në Argjentinë.

Tre muaj pas vdekjes aksidentale të Emiliano Sala, sot jetë ka ndërruar edhe babai i tij, Emiliano Sala Horacio, në moshën 58 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga një politikan vendas në Argjentinë, që bën të ditur se Horacio ka pësuar një atak në zemër derisa po flinte.

Vdekja e Horacio, vjen tre muaj pas vdekjes së të birit të tij, sulmuesit Emiliano Sala.

28 vjeçari kishte gjetur vdekjen pas rrëzimit të aeroplanit derisa po udhëtonte nga Franca në drejtim të Anglisë për të kompletuar transferimin te Cardiff

Komento: