
Kryeministri Albin Kurti, i ka uruar edhe njëherë qytetarët e Kosovës, pas heqjes së regjimit të vizave, ku kosovarët tashmë do të mund të udhëtojmë pa viza në vendet e zonës Shengen.
Me anë të një postimi në Instagram, Kurti ka thënë se ndonëse qeveria e tij nuk kishte ardhur me premtimin se do ta realizojnë, megjithatë ai thotë se sot çështja e liberalizimit të vizave u jetësua.
“Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot. Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcollëm fluturimin e parë nga Prishtina, pa viza, drejt qytetit të bukur të Vjenës”, shkroi ai.