Nuk e priste askush! Super-transferim nga Milani

12:22 | 11 Korrik 2019

Milani duket se po përgatitet për një transferim të ri.

Shume emra të lojtarëve janë duke u ndjekur nga Milan në këtë pjesë të parë të tregut të transferimeve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndër emrat më të pëlqyer nga Maldini, Boban dhe Massara, është ai i mesfushorit të PSV, Gaston Pereiro, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020 me skuadrën holandeze.

24 vjeçari po pëlqehet edhe nga skuadra e Premierligës, Watford, por ndërhyrja e Milanit mund t’i ndryshojë mendjen.

Pereiro është pjesë e PSV që nga viti 2015, dhe në 114 paraqitje ka shënuar 42 gola.

Kartoni i tij besohet se do t’i kushtojë Milanit rreth 15 milionë euro.

Komento: