Ajo më në fund ka treguar se kush ështa dashuria e jetës së saj.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida Vokshi ka dhënë një lajm sa të ëmbël aq edhe të papritur. Bukuroshja e ekranit ka treguar se po mendon për martesë dhe se shumë shpejt do ta shohim me fustanin e bardhë. Ju erdhi e papritur? Edhe neve!
Jonida është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private dhe dinim shumë pak, për të mos thënë aspak për të.
Megjithatë, ajo ka vendosu të rrëfehet sonte në “Xing” dhe ka bërë të ditur se jo vetëm që është shumë e dashuruar, por ka treguar edhe kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën dhe që shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë me martesë.
Jonida u shpreh se partneri i saj është Besnik Krapi dhe se bashkë janë njohur gjatë xhirimeve të “O sa mirë”, pasi ai ishte pjesë e kastit, si producent dhe aktor. Mes tyre pati menjëherë një shkëndijë dhe ishte dashuri me shikim të parë.
Aktorja nuk ka preferuar të flasë shumë për të dashurin e zemrës, pasi ai është një natyrë diskrete dhe nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.