‘Nuk është e vërtetë’, Didier Drogba reagon pas lajmeve se u konvertua në islam

23:55 | 07 Nëntor 2022

Kanë qarkulluar lajme se ish-futbollisti i njohur nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, është konvertuar në islam.

Në internet ka qarkulluar një fotografi e tij ku shihet duke u lutuar.

Por, kjo u mohua nga ai.

44-vjeçari e shpjegoi të vërtetën e kësaj fotografie përmes një shkrimi në Twitter.

“Kjo histori po bëhet virale, por unë nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke i respektuar vëllezërit e mi myslimanë që po vizitoja në fshatin tim. Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe bekime për të gjithë”, ka shkruar Drogba.

Komento: