Nuk është Londra ose Stambolli, mësohet ku do zhvillohet finalja e LK

20:58 | 12 Maj 2021

Mësohet vendi

Është mësuar cili vend do të jetë mirëpritës për finalen e Ligës së Kampionëve.

Meqenëse dy skuadra angleze janë kualifikuar deri në finale, tifozët kanë kërkuar që përballja të zhvillohet në “Wembley”, shkruan lajmi.net.

Por, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se finalja e LK do zhvillohet në Portugali, me saktësisht në Porto.

“Jo Stamboll, jo Londër. Finalja e Ligës së Kampionëve pritet të ndryshohet te Porto në orët në vijim. UEFA do lirojë komunikatë zyrtare se shpejti”, shkroi ai.

Kujtojmë se në finale do takohen Chelsea dhe Manchester City.

Komento: