Nuk është Messi, ja pa cilin lojtar nuk po e sheh Barcelonën Valverde

14:49 | 23 Shkurt 2019

Luis Suarez është sulmuesi i Barcelonës, e për të cilin Ernesto Valverde ka folur vetëm fjalë të mira.

Ernesto Valverde nuk ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin Luis Suarez.

Trajneri spanjoll në prag të ndeshjes me Sevillan, me vlerësuar lartë uruguaianin, duke thënë se është një lojtar pa të cilin Barcelona nuk mund ta bëjë.

32 vjeçari muajt e fundit nuk ka kaluar momente të mira te Barcelona, duke dështuar të gjejë rrjetën, sidomos në garat evropiane.

“Kundërshtari në fushën e tij është i frikshëm, luan mirë edhe larg shtëpisë. Ndeshja do të jetë e vështirë, por mjaft e rëndësishme”, ka deklaruar Valverde, derisa ka folur për ndeshjen me Sevillan, përcjell ‘lajmi.net’.

“Luis Suarez, si është fizikisht? Në rregull më duket. Javën e kaluar e ka filluar nga stoli dhe ndoshta e “zuri gjumi”. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Suarez krijon shanse në çdo lojë, ndaj është e vështirë të bëjmë pa të. Nuk ka shënuar kohët e fundit, por gjithmonë fokusi lidhet me emra si ai”.

Komento: