Nuk është Milan, ja cilin ekip po e merr Massimiliano Allegri

17:16 | 23 Maj 2019

Massimiliano Allegri ditë me parë e ka zyrtarizuar largimin nga Juventus.

Pas mbylljes së ciklit me Juventus, Massimiliano Allegri nuk do të mbetet i papunë, duke u angazhuar menjëherë si trajner te një tjetër skuadër.

Trajneri italian do të mbetet aktiv në punën e tij, por jashtë Italisë.

Mediet e njohura botërore raportojnë se 51 vjeçari ka dy destinacione për të ardhmen e tij.

Janë Paris Saint Germain dhe Bayern Munich, si skuadra favorite për të angazhuar Allegrin.

Allegri ishte pjesë e Juventusit për pesë sezone, me të cilën skuadër dominoi Italinë, duke fituar pesë tituj të Serie A.

Komento: