Fundi i muajit dhjetor është i mbushur me festa të cilat karakterizohen me dekorime të ndryshme të ambienteve e hapësirave.
Janë hapësirat e sheshet e dekoruara ato që e bëjnë një qytet të duket më i gjallë për këto festa, shkruan ORAinfo.
Një pamje të tillë ka marrë qyteti i Pejës pas dekorimit të bërë nga disa biznese pejane.
Bredhi me plotë drita, me detaje të tjera anash si dhe ura e cila nga mënyra e dekorimit të jep përshtypjen e një vendi magjik, e kanë bërë Pejën që të duket si një qytet të përrallave.
E kjo punë duket se i ka pëlqyer edhe Kryetarit të kësaj komunë, Gazmend Muhaxherit, pasi ka publikuar disa nga ato pamje, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan ORAinfo.
“Disa momente me pamje plotë ngjyra nga qendra e qytetit! Me vendosjen e bredhit dhe dritave dekoruese, në qytet po mbizotëron një atmosferë krejtësisht e re nën frymën e ambientit festiv.”- ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri.
Qytetarët janë ndarë të kënaqur me mënyrën e dekorimit të këtij qyteti, madje të tillë janë shprehur edhe me komente në postimet e Kryetarit të Komunës.
Më poshtë mund të shihni disa pamje të shkëputura nga qendra e qytetit të Pejës, që duket si Parisi, i cili ndryshe njihet edhe si “Qyteti i Dritave”./ORAinfo/