Nuk është Piatek, ja për cilin yll të Milanit po flasin e gjithë bota

21:02 | 22 Shkurt 2019

Ish-lojtari i Lazio dhe Torinos, Rolando Bianchi beson se mesfushori i Milanit ,Lucas Paqueta mund të vazhdojë të bëjë atë që Ricardo Kaka e arriti për rossonerët gjatë qëndrimit të tij në klub përcjell ORAinfo.

Bianchi ishte duke folur për RMC Sport për Milanin dhe ai tha: “Milan është duke bërë punën mirë tani , ata kanë bërë blerjet e duhura në janar, unë jam i impresionuar nga Paqueta, ai është një talent i madh dhe ai mund të imitojë Kaka”, ka thënë Bianchi.

Që nga ardhja e tij në San Siro, Paqueta ka shënuar një herë dhe ka asistuar një herë./ORAinfo/

Komento: