
Kosova po vazhdon të përballet me ajër të ndotur.
Në qytetet e Kosovës është rikthyer përsëri ajri i pashëndetshëm e helmues.
Në bazë të matësit “IQ air” qyteti i Vushtrrisë e ka vlerën 174 të ndotjes së ajrit.

Me një kërkim të thjeshtë në këtë aplikacion mund të vërejmë se në kryeqytetin e Indisë, Neë Delhi ka vlerën e njejtë të ndotjes, 174.
Por edhe komunat e tjera të Kosovës po përballen me ajrin e ndotur dhe mjegullën.
Madje për shkak të smogut e mjegullës është vështirësuar lëvizja e qytetarëve këmbë dhe me makina.

Po ashtu kjo gjendje po i helmon edhe qytetarët të cilët po detyrohen të bartin maska në fytyrë.
Vlen të theksohet se ndotja e ajrti ka një lidhje shumë të madhe edhe me rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mjedisit.
Sipas ekspertëve, në organizmin e njeriut ndotja e ajrit shkakton shumë probleme, duke nisur nga ato më të voglat, që janë çrregullime të ndryshme imunitare, sëmundje të lëkurës, shikimit, e deri në çrregullime nervore, deri dhe tek ato më të mëdhatë që janë infeksione të mushkërive, duke arritur deri edhe në sëmundje kronike të tyre.
