Nuk është Ronaldo, ja pa cilin lojtar “Zonja e Vjetër” nuk mund të marrë frymë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk është Ronaldo, ja pa cilin lojtar “Zonja e Vjetër” nuk mund të marrë frymë

20:31 | 04 Shkurt 2019

Juventusin, duket se e ka kapluar një krizë.

Të gjithë mendojnë se lojtari më i rëndësishëm i Juventusit është Ronaldo, pasi ka shënuar 17 gola në këto takimet që janë bërë në kampionat. Por në pamje të parë shifrat kanë raste që gënjejnë.

Të shënosh gola është shumë e rëndësishme për skuadrën, por nëse pëson po aq sa shënon atëhere fitoren nuk e ke në “xhep”. Kur flasim për mbrojtje te Juventusi, i pari që vjen në mendje është Chielini, i cili në dy ndeshje që mungoi bardhezinjtë pësuan 6 gola.

Tre në Bergamo ndaj Atalantës që nga momenti që u zëvendësua dhe tre nga Parma.

Me italianin në fushë Zonja ka një mesatare prej 0.6 golash të pësuar, me 87% fitore. Ndërsa kur ai mungon mesatarja rritet dhe shkon në 1.1 gola për ndeshje.

Tashmë në bazë të këtyre shifrave duket se Kielini rezulton më i rëndësishmë për kampionët e Italisë.

Komento: