Nuk është Sarri, ky është trajneri i ri i Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nuk është Sarri, ky është trajneri i ri i Juventusit

15:24 | 12 Qershor 2019

Pep Guardiola ka kaluar një sezon fantastik me Manchester City-in, por me shumë mundësi mund të jetë i fundit për të.

Gazeta “Daily Star” ka hedhur bombën që strategu ka nevojë për pushim pas një sezoni të lodhshëm, dhe mundësi do të nisë një aventurë të re te Juventusi, duke konfirmuar zërat që qarkullojnë prej një muaji.

Një burim brenda gazetës ka thënë: “Pep i përkushton shumë energji punës së tij … Nuk ndalet kurrë, por kjo do i kushtojë, pasi në një moment do të vijë edhe një periudhë pushimi. Është e paevitueshme për të bërë një hap pas dhe për të pushuar”.

Ndërkohë “The Sun” raporton se Chelsea ka frenuar për Sarrin, dhe tashmë po punon për ta mbajtur sërish strategun italian, duke konfirmuar se në ditët në vijim mund të kemi zhvillime për Guardiolën te Juventusi, një operacion i vështirë, por tashmë jo i pamundur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!