Nuk është serioz lëndimi i Rrahmanit, mbrojtësi kosovar është rikthyer në stërvitje

14:14 | 09 August 2023

Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz, mbrojtësi kosovar është rikthyer në stërvitje.

Amir Rrahmani ka frikësuar Napolin në prag të sezonit të ri në Serie A.

Në fakt në stërvitjen e së martës në mesditë, Amir Rrahmani dhe top sulmuesi Victor Osimhen janë larguar para fundit të saj shkaku i lëndimeve të pësuara.

Por lëndimi i kapitenit të Kosovës nuk ka qenë aspak serioz dhe Rudi Garcia nuk ka dashur të rrezikonte ditën e djeshme, për atë e ka larguar më herët nga stërvitja.

Gjatë ditës së sotme Napoli ka mbajtur seancën e radhës stërvitore dhe Rrahmani ka qenë pjesë e grupit duke stërvitur si gjithë të tjerët dhe nuk ka shfaqur probleme.

Komento: