Nuk është vetëm Leonardo, pritet tjetër shkarkim te Milani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk është vetëm Leonardo, pritet tjetër shkarkim te Milani

17:59 | 25 Maj 2019

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, të gjithë janë në shqyrtim dhe një revolucion tjetër mund të ndodhë pas kaotike dy viteve të fundit.

Gazeta Milanese raporton se edhe pozita e Paolo Maldini, dora e djathtë e drejtorit sportiv Leonardo, është e pasigurtë dhe në çdo moment edhe ai mund të shkarkohet, përcjell ORAinfo.

Leonardo është më në rrezik dhe CEO Ivan Gazidis është në punë për të mbyllur një marrëveshje me Lucas Campos nga Lille si zëvendësim i tij.

Sidoqoftë, edhe pozicioni i Maldinit është i pasigurt, me legjendën e rossonerëve që lidh figurën e tij profesionale me atë të Leonardo. Pozicioni i tij po fillon të lëkundet edhe për arsye të tjera. Ata që e zgjodhën atë si një figurë themelore për të forcuar identitetin e klubit presin një inkurajim më të madh nga ana e drejtorit strategjik, pavarësisht se ishte përvoja e tij e parë drejtuese pas përfundimit të karrierës së tij të pasur si futbollist./ORAinfo/

Komento: