Nuk është vetëm Sanches, Milan e do me ngulm edhe këtë lojtar

22:46 | 18 Shkurt 2022

Ac Milan, vazhdon të shikojë përreth, duke kërkuar një zëvendësues për Frank Kessie, i destinuar për t’i lënë kuqezinjtë në transfertë të lirë, pas ndërprerjes së negociatave për rinovimin, për shkak të kërkesave të larta të yllit të Bregut të Fildishtë.

Renato Sanches opsioni i parë, por është edhe Veretout, përcjell ORAinfo.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, objektivi numër 1 i merkatos së kuqezinjve mbetet portugez i Lille, Renato Sanches, por orët e fundit po përflitet për një interesim të mundshëm edhe për Jordan Veretout.

Ac Milan tashmë e ka vëzhguar lojtarin përpara transferimit të tij te AS Roma, por kërkesat e ACF Fiorentina dukeshin shumë të larta. AS Roma duhet të hollojë skuadrën, kjo është arsyeja pse ata gjithashtu mund të bëjnë një zbritje në kartonin e francezit, edhe sepse lojtari duket se nuk përshtatet në planet e Mourinhos.

Në momentin që lojtari vlen rreth 20 milionë euro, por çmimi mund të bjerë ndjeshëm, duke pasur parasysh nevojën e klubit për të rifilluar me lojtarë më të përshtatshëm për Mourinhon./ORAinfo/

Komento: