Nuk flet me nënën prej tetë vitesh, e ëma e Nikol dërgon letër në emision: Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne

18:12 | 15 Mars 2026

Historia personale e banores së Big Brother VIP Albania, Nikol, ka ngjallur reagime pas rrëfimit të saj gjatë Prime-it të së martës, ku tregoi se prej tetë vitesh nuk flet me nënën e saj.

Pas këtij momenti, në emisionin “Fan Club” u lexua një letër nga e ëma e Nikol, e cila reagoi për herë të parë lidhur me këtë çështje.

“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, shkruan mami i Nikol.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike në studio ishte edhe gjyshja e Nikol, e cila u shpreh se vendimi për të mos komunikuar mes nënës dhe vajzës është një çështje që u përket vetëm atyre.

“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur vetë rrugën e saj edhe ajo e ka zgjedhur mos të flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them asaj”, tha gjyshja e Nikol.

Moderatorja Kiara Tito e pyeti gjithashtu nëse ka ndonjë djalë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 që do t’i pëlqente për Nikol.

“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do nëna gati është”, tha gjyshja.

Kjo histori familjare vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut pas rrëfimit të bërë nga Nikol në spektakël.

Komento: