Greqia, sot është goditur nga një tërmet.
Shteti i Greqisë pos problemit serioz me zjarret aktive për gjashtë ditë, sot u godit edhe nga një termet.
Tërmeti me magnitudë prej 4,6 ballësh u shënua pranë qytetit të Rhodos në Greqi rreth orës 12:13 të pasditës me kohën lokale. Ky informacion u bë i ditur nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), njofton Klankosova.tv.
Ky termet nuk shkaktoi dëme materiale, por dridhjen e ndjenë shumë banorë pranë zonës së epiqendrës.
Lëkundje kanë ndjerë edhe vendet si Kolympia, Archangelos, Afantou, Galiraki, ndërsa vendët që ndjenë lëkundje të dobëta nga tërmeti janë Sarigerme dhe Marmaris.