Nuk heqë dorë Bayern Munchen, e do me çdo kusht yllin e madh

14:32 | 08 Korrik 2019

Gjigani gjerman e do me çdo kusht yllin e Man City.

Bajerni i Mynihut do të tentojë përsëri të nënshkruajë me Leroi Sane. Bavarezët pak kohë më parë nisën një ofertë zyrtare në drejtim të ‘qytetarëve’, e cila u refuzua nga anglezët.

Megjithatë, drejtuesit e rekordmenëve gjermanë po mendojnë sërish të rihapin bisedimet me Sitin për lojtarin. Bajerni kërkon të përfitojë edhe nga momenti në të cilin Sane e mbylli kampionatin.

Sulmuesi anësor në pjesën e dytë të sezonit kishte një minutazh të kufizuar teksa trajneri Guardiola e uli në stol. Megjithatë, sërish vlerat e lojtarit janë të vërtetuara, teksa sa herë ka zbritur në fushë ka pasur rol vendimtar. Ndërkaq, bavarezët kanë gjetur edhe alternativën e Sane, nëse nuk ia dalin ta rikthejnë sulmuesin në Gjermani.

Bëhet fjalë për Osman Dembele, lojtarin e Barcelonës. Duke parë dinamikën e merkatos dhe me faktin se me shumë mundësi Grizman dhe Nejmar do t’i bashkohen Barcelonës, atëherë Dembele mund të dalë jashtë planeve të trajnerit Valverde.

Komento: