Nuk humb Perez, gjen zëvendësuesin e Ramosit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk humb Perez, gjen zëvendësuesin e Ramosit

19:44 | 25 Maj 2019

Ditë më parë, Ramos konfirmoi se do ta braktisë Realin.

Sergio Ramos mendon të lërë Real Madridin dhe klubi ka nisur menjëherë të shikojë përqark për të gjetur një zëvendësues.

Sipas “AS”, “Los Blancos” do të shkojnë në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë, sepse për ta nisur sezonin e ri me Varanen, Militaon, Nawon dhe Vahelon do të ishte një rrezik i madh, parë dhe brishtësinë e shfaqur nga prapavija në këtë sezon.

Në listën e dëshirave të madrilenëve, në majë të saj, qëndron mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, i vlerësuar 70 milionë euro.

Komento: