“Nuk i çoi nënës nuse, por qefin të bardhë”, daja i Ilaz Brahimit deklarohet për rastin

14:07 | 24 Mars 2026

Daja i Ilaz Brahimit, Selimi ka bërë të ditur se nipi i ndjerë ishte në kërkim të një bashkëshorteje, mirëpo sqaroi se 45-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

Ai tha se nipi i tij kishte pirë vetëm dy herë kafe me Ardita Gashin, të dyshuarën për vrasjen e 45-vjeçarit.

“Ilazi, djali i motrës time është rritë në praninë tonë, para syve tanë. Për fat, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai është dashur ta marrë rrugën e mërgimit, dhe ka gjet punë e ka punuar deri në këtë moment. Por, çdo Bajram, Ilazi i ka ardhur nënës në prehër, iu ka qëndruar motrave dhe farefisit përpara. Ilazi, jo pse është nip, jo pse është i motrës tim, por Ilazi do jetë një djalë fetar. Por fati nuk deshi që ai të linte një trashëgimtar, me këtë rast që e humbi jetën”, u shpreh ai.
“Herën e parë ka dalë e ka pi një kafe, herën e dytë ka dalë dhe mbaroi tragjikisht. Kurrën e kurrës, Ilazi, kurrën e kurrës nuk ka qenë i fejuar, s’ka pasur femër të malltretuar, sepse ka qenë shumë i hapur me neve. Çdo dalje të tij e kemi ditur shumë, por e ka kërkuar një femër që me rahatu veten, me ia çu nënës një nuse, e ai nuk gjeti një nuse për nënën por gjeti një qefin të bardhë”, tha Selimi në një intervistë për “Kosova Today” në Klan Kosova.

31-vjeçarja privoi nga jeta edhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçaren Miradije Gashin, ndërsa edhe ajo vetë ndërroi jetë nga plagët e vetshkaktuara nga arma e zjarrit.

Komento: