Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se është prangosur një person i komunitetit turk në Prizren i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale për shkak të parave e kishte goditur fizikisht nënën e tij, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.