Nuk i ka përmbushur pritjet te Milan, ja cili ekip po e rrëmben Calhanoglu

19:03 | 18 Maj 2019

Leicester City njoftohet se ka dërguar një skaut për të parë mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu në ndeshjen e Serie A kundër Frosinone.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Calhanoglu do të shihet me shumë kujdes nga përfaqësuesit e Premier League të Anglisë Leicester City nesër mbrëma, përcjell ORAinfo.

25-vjeçari nga Turqia ka kontribuar me tre gola dhe 13 asistime në 44 ndeshje konkurruese për Milanin këtë sezon.

Ai u nënshkrua nga Bayer Leverkusen për 21.3 milionë euro në verën e vitit 2017, por nuk i ka përmbushur pritjet./ORAinfo/

Komento: