Nuk i ka punët mirë me Mourinhon, ylli i madh do të largohet në janar nga United

22:01 | 08 Dhjetor 2018

Romelu Lukaku, është një tjetër lojtar që mund të shtohet në listën e gjatë të lojtarëve të pakënaqur në Manchester United ashtu siç është Martial, Pogba ose Alexis Sanchez përcjell ORAinfo.

Sipas Sun, sulmuesi belg është duke menduar seriozisht të largohet nga Old Trafford për shkak të mungesës së kohës së lojës në ndeshjet e fundit, por sidomos për shkak të marrëdhënies së keqe me Jose Mourinhon.

Tabloidi britanik thekson se sa e vështirë është të shohësh lojtarin të largohet në janar, por për të siguruar një të ardhme më të mirë, Mino Raiola si agjenti i Lukakut, po mendon ta transferojë atë në një gjigant tjetër evropian./ORAinfo/

Komento: