Nuk i marrin pagat, minatorët e Trepçës bojkotojnë punën

12:46 | 11 Prill 2020

Minatorët e Trepçës me flotacion janë duke e bojkotuar punën me arsyetimin se ende nuk i kanë marrë pagat për punën e kryer.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Gani Osmani – kryetar i Sindikatës Trepça me flotacion në Stanterg.

Ai ka thënë se nga dje (10 prill, 2020) ndërrimi i dytë nuk ka punuar për këtë arsye dhe njësoj kanë vepruar edhe ndërrimet pasuese.

Osmani ka theksuar se nga menaxhmenti u është premtuar se pagat do të dalin nga data 05 deri më 10 prill, 2020.

Mirëpo sipas tij, pagat ende nuk ka dalë; ani pse është punuar në gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të mos i kërkohet lëmoshë askujt.

“Në muajin e kaluar, Trepça ka thyer rekord duke i nxjerrë përafërsisht 14.700 tonë xehe”, ka shtuar Osmani.

Komento: